Kishin fshehur drogën në pallat e në makinë, “Shigjetat” arrestojnë 26 vjeçarin, dy në kërkim

Aktualitet

Kishin fshehur drogën në pallat e në makinë,

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Baza” në Tiranë në kuadër të aksioneve të Policisë për goditjen e grupeve që shpërndajnë lëndë narkotike arrestohet një shtetas dhe shpallen në kërkim dy bashkëpunëtorë të tij.

Në ambientet e përbashkëta të një pallati dhe në një automjet të parkuar përballë tij autorët dyshohet se mbanin lëndë të ndryshme narkotike me qëllim shitjen
Gjatë operacionit u sekuestruan 1 kg e 32 gramë kokainë 377 gramë cannabis sativa 13 tableta MDMA si dhe një automjet tip Mazda.

Operacioni u zhvillua nga Forca e Posaçme Shqiponja në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pas një pune intensive për identifikimin dhe goditjen e personave të përfshirë në shpërndarjen e drogës.

U arrestua shtetasi Gerold Doçe 26 vjeç ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit A. A 26 vjeç dhe D .A 24 vjeç të cilët dyshohet se vepronin në bash.këpunim për sigurimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Ka qenë kontroll rutinë i Shigjetave të cilët kanë parë Gerold Doçin duke konsumuar hashash. Pasi e kanë ndaluar efektivët kanë kontrolluar edhe ambientin përreth, dhe në ambientet e përbashkëta të një pallati kanë gjetur dozat e kanabisit. Më pas, efektivët e Shigjetave kanë pasur dyshime të tjera dhe kontrolluan edhe mjetin e Doçes, të parkuar përballë, ku gjetën edhe sasinë e kokainës dhe MDMA-së. Dyshohet se Doçe ishte i përfshirë me grupe kriminale për shitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe për identifikimin e të tjerëve që mund të jenë të përfshirë ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT