Detaje nga plagosja në Tiranë, 15-vjeçari u qëllua me plumb në qafë nga kolegu, punonin të dy në piceri
Detaje te reja zbardhen nga plagosja e 15 vjecarit pas konfliktit ne nje piceri ne zonen e "Ali Demit" ne Tirane.
Rreth orës 17:10 të pasdites së sotme, një i mitur 15 vjeç është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, pasi është plagosur me armë zjarri brenda një picerie në zonën e “Ali Demit”.
Policia dyshon se ngjarja mund të ketë ndodhur si pasojë e një shkrepjeje të pavullnetshme gjatë një momenti brenda picerisë.
Sipas të dhënave dëshmitarët nuk kanë konstatuar ndonjë konflikt mes të miturit dhe autorit të dyshuar.
Sipas të dhënave paraprake, i mituri është plagosur në qafë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të qëndrueshme në spital.
Nga vendngjarja thone se të dy personat e perfshire janë kolegë pune, pasi punonin në piceri si kamarierë, ndërsa ka dyshime se ka qenë aksidentale.
I mituri e ka plagën në qafë, por nuk i rrezikon jetën sic bene me dije nga stafi mjekësor.
Konflikt brenda picerisë në Tiranë, qëllohet me armë 15-vjecari
Nje 15 vjecar eshte plagosur me arme zjarri pas nje konflikti ne nje piceri ne Tirane.
Policia informoi se i riu ka mberritur i plagosur ne spital per ndihme mjekesore, ndersa dyshohet se shkak i ngjarjes ka qene konflikti per motive te dobeta.
Tiranë/Informacion paraprak.
Rreth orës 17:10, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital një shtetas i mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri tek Ali Demi, është plagosur me armë zjarri.
Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili për arsye se hetimi vijon nuk bëhet i ditur identiteti i tij.
Vijon puna për dokumentimin e plotë e rrethanave të rastit.