Konflikti rrit fluturimet në Shqipëri, Eurocontrol: Nër destinacionet më të preferuara të verës

Aktualitet

Konflikti rrit fluturimet në Shqipëri, Eurocontrol: Nër
Shqipëria po përjeton një rritje të ndjeshme të fluturimeve gjatë sezonit turistik veror 2026, duke u renditur ndër destinacionet evropiane që kanë përfituar më shumë nga ndryshimi i preferencave të turistëve si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Shqipëria ishte ndër vendet që regjistruan një nivel rekord të trafikut ditor të fluturimeve për periudhën janar-gusht 2026, së bashku me Greqinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe vende të tjera të rajonit.

Nga të dhënat zyrtare në aeroportin e Rinasit rezulton se vetëm në muajin  gusht u përpunuar 1 milion e 717 pasagjerë

Eurocontrol pranoi se lufta SHBA-Iran “ndikoi” në sezonin turistik të këtij viti, konflikti gjithashtu ka inkurajuar shumë evropianë të kalojnë pushimet brenda kontinentit të tyre, i cili shihet gjerësisht si më i sigurt.

Rritja e fluturimeve tregon se interesi ndërkombëtar për Shqipërinë vijon të forcohet. Me zgjerimin e lidhjeve ajrore dhe shtimin e kapaciteteve nga kompanitë ajrore, vendi po konsolidon pozicionin e tij si një nga destinacionet turistike në rritje në Evropë.

Sipas Eurocontrol qiejt e Evropës ishin më të ngarkuarit ndonjëherë gjatë periudhës së pushimeve verore nga korriku deri në gusht 2026, pavarësisht ndërprerjeve të shkaktuara nga lufta në Lindjen e Mesme.

Sipas të dhënave Evropa pa një mesatare prej 35,959 fluturimesh në ditë, një rritje prej 2.4% krahasuar me vitin 2025, me një rekord prej 37,640 fluturimesh të premten, më 10 korrik.

ME TE LEXUARAT