Ishin fshehur në lavanderi e dushe/ Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden telefonë

Aktualitet

Ishin fshehur në lavanderi e dushe/ Kontrolle në burgun e

Një kontroll i ushtruar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Shkodër ka çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e tre telefonave celularë të ndaluar brenda ambienteve të burgut.

Sipas njoftimit zyrtar, kontrolli është zhvilluar nga Grupi i Sigurisë, nën drejtimin e Drejtuesit të Institucionit, Shefit të Policisë dhe specialistëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në kuadër të masave për forcimin e sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve të ndaluara.

Gjatë kontrollit janë gjendur 3 aparate celuarë konkretisht: Në ambjentet e dusheve është gjetur 1 aparat celular i markës Xiaomi.
Në lavanderi u gjetën: 1 aparat celular Nokia dhe 1 celular Iphone së bashku me dy fisha karikimi.

Për të gjitha rastet janë përpiluar procesverbalet përkatëse të bllokimit dhe dorëzimit të sendeve të ndaluara, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Agjencisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

NJOFTIMI I POLICISE:

Vijojnë kontrollet në IEVP Shkodër
Nga informacionet e marra në rrugë operative nga IEVP Shkodër në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe nën drejtimin e drejtuesit të institucionit, si dhe Shefit të Policisë u zhvillua kontroll në ambjentet e brendshme të institucionit.
Gjatë kontrollit në godinën 2 u gjetën 3 aparate celuarë konkretisht: Në ambjentet e dusheve është gjetur 1 aparat celular i markës Xiaomi.
Në lavanderi u gjetën: 1 aparat celular Nokia dhe 1 celular Iphone së bashku me dy fisha karikimi.
Për rastin janë hartuar raportet përkatëse të incidentit dhe procesverbalet e bllokimit, ndërsa është njoftuar Agjencia për ndjekje të mëtejshme të procedurave.

ME TE LEXUARAT