"Ku ishe ti Iris, kur SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut?"/ Ironizon protestuesi: Po kur gratë u shoqëruan dhunshëm ?

Aktualitet

"Ku ishe ti Iris, kur SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut?"/

Në ditën e 102-të të protestës, një prej aktivistëve ka mbajtur një fjalim me tone të forta kundër qeverisë, duke deklaruar se protestuesit nuk do të tërhiqen nga sheshi deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

Aktivisti akuzoi qeverinë se po përpiqet të shpërndajë protestuesit dhe kritikoi mënyrën e ndërhyrjes së policisë gjatë protestës së një dite më parë.

“Sot jemi në ditën e 102-të të protestës edhe pse qeveria po tenton që të na largojë, por ne nuk largohemi pa ikur Edi Rama. Janë të tmerruar, të pashpresë. Dje nisën të shoqëronin pa bërë asnjë veprim të dhunshëm. Por asgjë nuk na ngul nga ky shesh pa larguar Edi Ramën.”, tha aktivisti.

Ai vijoi fjalimin duke thënë se kjo është një ditë kur ndjen nevojën të flasë, por edhe të reagojë fuqishëm ndaj asaj që e cilësoi si qeverisje të korruptuar.

“Sot është një nga ato ditë ku dua të flas shumë dhe nuk dua të flas aspak. Dua të kem një grusht të fortë që t’i bie kësaj Kryeministrie, e këtij kryeministri të korruptuar që na ka vjedhur të ardhmen dhe na ka shkatërruar të tashmen.”, shtoi ai.

Një  pjesë të fjalës së tij aktivisti ia kushtoi deputetes Iris Luarasi, duke kritikuar reagimin e saj ndaj protestueseve dhe duke e akuzuar se nuk ka mbajtur qëndrim për qytetarët e shoqëruar nga policia.

“Dua të flas për Iris Luarasin, e cila u përfol dhe u viktimizua ku disa vajza protestuese, qëndrestare, që nuk i kanë vjedhur asnjë cent pushtetit, vajza që nuk kanë marrë asnjë vendim në atë parlament të krimit. I kërkuan Iris Luarasit llogari si një nga deputetet që nuk na përfaqëson.

Po në vend që ajo të na jepte llogari, u viktimizua. Në këto 102 protesta janë marrë me forcë qytetarë, janë tërhequr zvarrë dhe janë mbajtur 72 orë në paraburgim.

Ku ishe ti, Iris, që të ngrije zërin për këto gra që janë shoqëruar dhunshëm dhe për 72 orë u privuan paligjshmërisht nga e drejta për të qenë të lira. Ne nuk zgjedhim të viktimizohemi, zgjedhim të qëndrojmë.”, tha ai.

ME TE LEXUARAT