Konflikt dhe të shtëna me armë zjarri në Kukës, reagon policia: Ja cfarë ndodhi

Aktualitet

Konflikt dhe të shtëna me armë zjarri në Kukës, reagon

Të shtëna me armë zjarri në qytetin e Kukësit. 

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të lagjes 4 të qytetit, pas nje konflikti mes dy personave per ceshtjen e parkimit te automjeteve.

Sipas informacioneve paraprake janë dëgjuar disa të shtëna në ajër, nderkohe qe në spitalin e Kukësit nuk është paraqitur asnjë rast, po thirrje për ndihmë mjekësore.

Kukës/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:50, në lagjen nr. 5, shtetasi U. D. dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. A., ka qëlluar me armë zjarri.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit U. D.

Është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë Kukës, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

ME TE LEXUARAT