“Lekët vinin në formë bamirësie në Lezhë”/ Gazetari zbulon detaje: Ja si funksiononte skema e grupit të Igli Kamberit

Gazetari Xhevahir Zhabina tregoi në nje studio televizive skemën mbi të cilën funksiononte grupi mafioz i shkatërruar në një operacion të përbashkët mes SPAK dhe animafies italiane.
Ai tregoi se paratë e këtij grupi kriminal dërgoheshin për t’u pastruar në Shqipëri, në formën e një bamirësie për një shoqatë në zonën e Lezhës.
“Ky është nga ato hetime që i është dhënë i gatshëm Prokurorisë shqiptare nga antimafia italiane.
Është një operacion në stilin italian që ka zgjatur me vite për të pasur një sukses më të madh.
Në 2024, në Muriqan është sekuestruar një sasi prej 680 mijë eurosh, që vinin në Shqipëri për t’u pastruar dhe SPAK e di se ku pastrohen këto para.
Vinin në Shqipëri në formën e një bamirësie për një shoqatë në zonën e Lezhës dhe këtë e ka hetuar prokuroria italiane”, tregoi Zhabina.


