Lihet në burg Bledar Bakaj, daja i deputetes Zegjine Çaushi, pla'gosi babanë e ish-bashkëjetueses
Lajmifundit
/
17 Shtator 2026, 10:51
Aktualitet

Bledar Bakaj, i arrestuar disa ditë më parë për plagosjen e babait të ish-bashkëjetueses së tij, është lënë në masën e sigurisë arrest me burg.
Ai u vu në pranga më 13 shtator, 30 minuta pasi kishte goditur me drapër 67-vjeçarin E.G., gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Bakaj kishte thyer gjithashtu urdhrin e mbrojtjes që i ka caktuar Gjykata, ish-bashkëjetueses së tij (vajza e 67-vjeçarit), duke shkuar në banesën e tyre, ku më pas ka ndodhur konflikti.
Ai u arrestua afër banesës së tij, në fshatin Mbërsh, Roskovec.


