Plas sherri në spital, punonjësi ndjek dhe godet me thikë mjekun që mjekoi Nuredin Dumanin

Aktualitet

Plas sherri në spital, punonjësi ndjek dhe godet me thikë mjekun
Juljan Malaj, mjeku që mjekoi Dumanin është sulmuar me thike nga një punonjes i Spitalit Memorial.

Nuk dihet gjendja e mjekut por burime të sigurta thanë se mjeku kirurg u sulmua me thikë nga një punonjës i spitalit.

Sherri nisi brenda mjediseve te spitalit ku punonjësi me detyrë kaldaist, është përfshirë në një konflikt fizik duke u qëlluar me grushta me mjekun Malaj.

Më pas kirurgu ka dalë nga spitali por punonjësi e ka ndjekur me një thikë në dorë dhe e ka sulmuar.

Pas këtij momenti policia ka mbërritur në vendngjarje por ende nuk ka dhënë një komunikim zyrtar për ngjarjen. Malaj është derguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Fierit

ME TE LEXUARAT