Rama jep lajmin: Do shkrijme bashkinë e Devollit dhe Kolonjës, nuk mund të rrinë veç

Politikë

Rama jep lajmin: Do shkrijme bashkinë e Devollit dhe Kolonjës, nuk
Burime brenda takimit që kryeministri Rama mbajti ditën e sotme në Korçë shprehen se ka patur kundërshti të forta nga banorët e Maliqit, të cilët janë shprehur kundër propozimit për shkrirjen e kësaj bashkie dhe bashkimit me Korçën.

“Ne nuk na u bë rruga për 30 vite, na latë në baltë, tani do e bëjë rrugën Raqi?” – është shprehur një banor nga Maliqi ndërsa një tjetër ka folur me tone më të fortë, duke argumentuar përballë kryeministrit se fusha e Maliqit është një nga më të mëdhatë në Shqipëri dhe një bashki me mbi 30.000 banorë nuk mund të bashkohet me Korçën.

Në fjalën e vet kryeministri Rama ka kritikuar brenda teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë, Arbjan Maznikun, ku për këtë të fundit është shprehur se nuk ka kryer një punë të mirë në shpjegimin e situatës së juglindjes.

“Do rikthejme rrethet e dikurshme. Do e bënim këtë ndarje në vitin 2015 por ishim në koalicion dhe nuk na lejonin. Donin kandiatet e tyre. Pas kësaj reforme, do shkrijme bashkinë e Devollit dhe Kolonjës në vitin 2031. Nuk mund të rrinë veç këto bashki.”

ME TE LEXUARAT