Luhaten temperaturat, vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit, 28 gusht 2026

Aktualitet

Luhaten temperaturat, vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit, 28
Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga relativisht të njëjta kushte atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira në shtim mesatare dhe hera-herës deri të dendura në relievet malore në lindje.


Në momentin e vranësirave të dendura në relievet malore në lindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët.


Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonat luginore era hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 12 m/s.
Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.

ME TE LEXUARAT