Makina del nga rruga në Fier, plagoset fëmija i mitur
Lajmifundit
/
11 Korrik 2026, 10:53
Aktualitet

Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në unazën e madhe të Fierit.
Një automjet tip “ Ford” ka dalë nga rruga dhe si pasojë e përplasjes së fortë një i mitur ka mbetur i plagosur, pasi ka qënë në pjesën e pasme të automjetit.
Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit Rajonal Fier ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Në vendngjarje kane mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.


