Rama ironizon eurodeputetët për protestën e Zvërnecit: Erdhën 3-4 dhe flisnin përçart...

Politikë

Rama ironizon eurodeputetët për protestën e Zvërnecit:

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e zhvilluara prej disa javësh në Tiranë kundër projektit për Zvërnecin, duke iu përgjigjur edhe kritikave të eurodeputetëve që morën pjesë në tubim.

Gjatë një bashkëbisedimi, Rama deklaroi se Shqipëria nuk mund të realizojë një projekt që nuk është në përputhje me standardet e Bashkimit Europian, pasi një gjë e tillë, sipas tij, do të binte ndesh me objektivin e vendit për anëtarësim në BE.

“Për këtë projekt janë mbledhur disa nga arkitektët më të mirë të botës. Të dalësh dhe të sulmosh një projekt që ende nuk është bërë, është inkuizicion. Si e di ti si do të jetë?”, u shpreh kryeministri.

Ai theksoi se çdo projekt i tillë duhet të ketë miratimin e institucioneve europiane.

“Ne nuk bëjmë dot një projekt që nuk e pranon Bashkimi Europian. Nuk e bëjmë dot, ose duhet të themi që nuk futemi në BE. Kaq e thjeshtë është historia. Kur them Bashkimi Europian, unë flas për Komisionin Europian, nuk flas për ato 3-4 të Gjelbrit që erdhën këtu dhe flisnin përçart”, deklaroi Rama.

ME TE LEXUARAT