Zjarr brenda pallatit në Korçë, humb jetën 72-vjeçari

Aktualitet

Zjarr brenda pallatit në Korçë, humb jetën

Një 72 vjeçar ka gjetur vdekjen i asfiksuar brenda banesës së tij në katin e parë të një pallati në lagjen nr 13 të qytetit të Korçës.

Viktima mësohet të ketë lëshuar hyrjen e pallatit me qera tek dy të moshuar të tjerë, të cilët kishin disa vite që jetonin në kete apartament.

Prej dy muajsh, i moshuari është rikthyer në banesën e tij ku dhe flinte në njërën prej dhomave të këtij apartamenti ndërsa qeramaresit kishin ambiente të tjera të kësaj hyrje.

Sipas fqinjëve, 72 vjeçari që nga koha e rikthimit në Korçë u ka kërkuar qeramarresve të gjenin një shtëpi tjetër me qera pasi këtu do të banonte vet.

Banorët thone se, nga rikthimi në banesën e tij, i moshuari konsumonte alkool dhe vetëm para pak ditësh ka tentuar të djegë banesën e vet me bigurina e vezëve.

Burime të siguruara thanë se gjatë orës 15:40, 72 vjeçari Urim Hysolli në prani të dy qeramarresve ka lyer me benzinë orenditë shtëpiake duke i vënë flakën. Të tmerruar të dy qeramarresit kanë mundur të dalë jashtë ndërsa i moshuari e ka patur të pamundur të dalë dhe ka gjetur vdekjen nga asfiksia.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i zjarrfikëses dhe policisë lokale që kanë bërë të mundur mosperhapjen e flakëve në katet e tjera të pallatit në lagjen periferike të qytetit të Korçës.

Raportohet se ka humbur jetën 72-vjeçari, Urim Hysolli.

Për arsye sigurie zjarrfikësit po evakuuojnë nga banesat të gjithë banorët deri në vendosjen e situatës nën kontroll.

Njoftimi i policise: Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:45, në lagjen nr. 15, Korçë, në katin e parë të një pallati, dyshohet se ka rënë zjarr në banesën e shtetasit U. H., rreth 72 vjeç.

Si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë shtetasi U. H., i cili ndodhej në banesë.

Shërbimet e Policisë dhe ato të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë evakuimin e banorëve të pallatit, si dhe shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.

ME TE LEXUARAT