Maratona e Tiranës, mes garuesve është edhe Ramush Haradinaj
Mes rreth 5100 garuesve në Maratonën e Tiranës është edhe Ramush Haradinaj.
Ish kryeministri i Kosovës dhe kreu i AAK-së ka ndarë disa foto në rrjete sociale nga maratona.
Sot, në orën 08:00, ka nisur edicioni i 9-të iMaratonës së Tiranës 2025, aktiviteti sportiv i kthyer në traditë, që mbledh garues nga e gjithë botë. Për shkak të zhvillimit të këtij eventi, që zgjat deri në orën 16:00, do të ketë bllokime të qarkullimit në disa nga rrugë kryesore të kryeqytetit.
Në garë po marrin pjesë afro 5100 garues nga 56 shtete të ndryshme të botës. Janë 4 kategori, dhe do jepen 24 çmimi, ndërsa çmimi fitues per 42 km është 5.000 euro