"U nda nga jeta në moshë fare të re...", Niko Peleshi jep lajmin e trishtë për vajzën e mikut të tij
Deputeti dhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka dhene sot lajmin e trishte se vajza e mikut te tij eshte ndare nga jeta ne moshe te re.
Ne nje mesazh ne rrjetet sociale Peleshi shpreh ngushellimet per ndarjen nga jeta te Joana Qylit ne moshe fare te re kur sic thote edhe ai, gjithcka duhej te fillonte.
Mesazhi i Peleshit:
Një lajm i trishtë na ka prekur sot të gjithëve.
Joana, vajza e mikut tim Thoma Qyli, u nda nga jeta në një moshë ku gjithçka duhej të kishte filluar.
Një vajzë e mirë, me shpirt të pastër, e talentuar, me etje për dije, plot dritë dhe jetë.
Nuk ka fjalë që mund të ngushëllojnë një prind për humbjen e fëmijës, por mendimet dhe lutjet janë me familjen Qyli në këtë dhimbje të pamatë.
U prehtë në paqe Joana, dhe kujtimi i saj qoftë dritë përjetë.
Lajmin e bëri publik edhe Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik, në një postin në rrjetin Facebook.
“E trishtë përtej dhimbjes të shohësh si shuhen këto sy plot jetë. Joana Qyli ka shëmbëllyer mirësinë dhe frymëzimin e një vajze plot dashuri për jetën, familjen dhe miqtë e saj.
Si pjesë e stafit te Konsullatës në një periudhe jo të shkurtër, Joana fitoi respektin dhe ngrohtësinë e kolegëve dhe të qytetarëve që me aq korrektësi u shërbeu.
Edhe pse në një rrugëtim të shkurtër me jetën, ajo arriti ta ndërtoje atë bukur, me ngjyrat e shpresës dhe forcën për të mposhtur dhimbjen.
Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve të dashur për këtë humbje të pafjalë. Qofsh e parajsës Joana Qyli”, shkruhet në postim.