Çfarë ndodhi?! Kristjan Asllani acarohet me gazetarin italian: E shëmtuar të thuash që…
Torino ka regjistruar një fitore të rëndësishme në Serinë A sot duke mundur Napolin me shifrat 1-0.
Mes protagonistëve në fushë, ishte dhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, i cili mori vlerësim për paraqitjen.
Megjithatë, mediat italiane e kanë cilësuar këtë fitore edhe si një favor për ekipin e Interit, që rivalizon me Napolin për titullin kampion.
Ky koment nuk i ka pëlqyer Asllanit, i cili theksoi se po luan si futbollist i Torinos dhe mendon vetëm si të ndihmojë skuadrën e tij.
“Sot ishte e rëndësishme që të merrnim tre pikët, kishte keqardhje të madhe për ndeshjen ndaj Lacios, kemi folur gjatë javës të gjithë.
Jemi me të vërtetë të lumtur, ka një publik të madh që këndon sot, jemi të kënaqur.
Kam ndihmuar Interin? Po, por është e shëmtuar të thuash kështu, unë kam respekt për të gjitha skuadrat.
Nëse djemtë e Interit do të jenë të lumtur, do të më dërgojnë ndonjë mesazh. I uroj për ndeshjen, do ta shoh por mendoj për Torinon”, ishin fjalët e mesfushorit shqiptar menjëherë pas përfundimit të duelit.