Florjan Binaj mesazh qytetarëve: Mbështetja juaj në rrugët e Tiranës elektrizuese! Po bëjmë diçka të madhe

Politikë

Florjan Binaj mesazh qytetarëve: Mbështetja juaj në rrugët e

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka reaguar me mirënjohje ndaj mbështetjes së marrë gjatë ditëve të fundit nga qytetarët.

Përmes një postimi ne rrjetet sociale, Binaj është shprehur falënderues për mesazhet e shumta dhe përkrahjen që i është dhënë, duke theksuar se ndihet i përulur dhe i motivuar për të vijuar më tej angazhimin e tij.

“Jam thellësisht mirënjohës për mbështetjen, fjalët e mira dhe energjinë që më keni dhënë këto ditë.

Ndihem i përulur dhe i vetëdijshëm për çdo problem që përballon Tirana çdo ditë,” shkruan Binaj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FLORJAN (@florjanbinaj)

Ai u shpreh se dëshiron të ndërtojë një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me qytetarët, duke vënë në dispozicion numrin personal të telefonit dhe adresën e emailit për çdo ide, ankesë apo propozim.

“Dua të dëgjoj zërin tuaj. Çdo ide e juaja ka vlerë. Komunikimi është baza e ndryshimit,” shtoi kandidati i pavarur.

ME TE LEXUARAT