“Më vjen të pëlcas”, vëllai humbet durimin ndaj motrës: Më ke marrë tokën

Aktualitet

“Më vjen të pëlcas”, vëllai humbet durimin ndaj

“Më kanë vjedhur pronën maskarenjtë dhe ata që kam sjellë këtu sot. Sot do ta njohin Mynyr Çobajn! O ata o unë”, kështu është shprehur në insertin prezantues në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, Mynyri.

Ai ka sjellë këtë të diel, 17 maj, motrën e tij të cilën e akuzon si “mashtruese”, pasi ka firmosur për shitjen e një toke, pasuri të familjes, por pa prezencën e Mynyrit.

Teksa kjo e fundit, Saqine, në insertin e saj prezantues shprehet kështu: Ai që ma thirrur mua sot këtu, të hapë derën e shtëpisë, sepse unë jam bijë e asaj shtëpie, dua të takoj nënën time. Nëna sot për nesër është!

Motër e vëlla prej vitesh kanë një raport shumë të tensionuar me njëri-tjetrin dhe shkak për këtë është bërë një pronë, të cilën babai i tyre i ndjerë e ka shitur tek Bajram Bregasi. Mynyri shprehet se nuk ka qenë i pranishëm në shitjen e pronës dhe se kërkon pjesën që i takon.

Megjithatë ballafaqimi i tyre në seancën e ndërmjetësimit me juristen Eni Çobani është me tone mjaft të ashpra.

Mynyri: Ku e ke Bajram Bregasin?

Saqine: Po e thërrisje ti, pse më thërret mua. Me atë e ke problemin, nuk e ke me mua!

Mynyri: Ti i ke dhënë firmën Bajram Bregasit.

Saqine: Unë kam firmosur për pronën e babait, çfarë prone më kërkon ky mua?!

Eni Çobani: Zoti Mynyr e ka marrë me zjarr.

Mynyri: Asaj (për motrën) thirri zonja mashtruese.

Saqine: Nuk jam unë mashtruese.

Mynyri: Arsyeja: ka shitur pronën, ka firmosur. I ke dhënën pronën Bajram Bregasit. Ai është zaptuesi i tokës dhe manipuluesi që ka falsifikuara, dhe që ka marrë edhe mashtruesen me vete.

Saqine: Nuk jemi mashtrues.

Mynyri: Më ke marrë tokën, pse e firmosi ti atë?!

Saqine: Firmos tokën e babait.

Eni Çobani: Ku e firmosët?

Saqine: Në një kafene e firmosëm. Babai, motra nënë, ti s’doje të firmosje, sepse e doje tokë. Ta ka lënë tokë dhe e merrje tokë, mos lije Bajramin që të ta zaptonte./tvklan.al

ME TE LEXUARAT