Opozita bashkoi votat për rezolutën e BE, Rama: E kuptuan që procesi është i pandalshëm

Kryeministri Edi Rama tha se u befasua nga bashkimi i opozitës me mazhorancën për votimin në Kuvend të rezolutës së lidhur me anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.
Në podcastin e tij “Flasim”, Rama u shpreh se me pjesëmarrjen në votimin e rezolutës, opozita pranoi në mënyrë indirekte se nuk ka asnjë bllokim të negociatave me BE-në.
“Më vjen mirë që ndodhi diçka e tillë, do të ishte mirë të ndodhte më shumë kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE, por edhe një herë ka vlerën e vet. E kanë kuptuar që procesi është i pandalshëm dhe bllokimi i shumë përfolur nuk ekziston, që së shpejti do të vijë edhe lajmi i mirë në kalimin në hapin tjetër të procesit e do të nisë puna e mbylljes së kapitujve. Bashkimi është i mirëseardhur”, tha ai.


