Sërish sulme ndaj Iranit? Rusia paralajmëron SHBA-në dhe Izraelin: Nuk po nxirrni mësime nga gabimet

I dërguari rus Mikhail Ulyanov ka reaguar ndaj raportimeve se SHBA-ja dhe Izraeli po përgatiten për sulme të reja kundër Iranit.
Përmes një deklarate publike, Ulyanov tha se ekspertët perëndimorë besojnë se Uashingtoni dhe Tel Avivi mund të rifillojnë sulmet ushtarake ndaj Iranit “në ditët në vijim, nëse jo brenda orëve”.
Sipas diplomatit rus, një veprim i tillë do të tregonte se SHBA-ja dhe Izraeli “nuk po nxjerrin mësime nga gabimet strategjike të së kaluarës”.
Reagimi vjen pasi The New York Times raportoi se SHBA-ja dhe Izraeli po zhvillojnë përgatitjet më intensive për një operacion të ri ushtarak kundër Iranit që prej armëpushimit të arritur muajin e kaluar.
Sipas raportimit, dy zyrtarë të Lindjes së Mesme kanë deklaruar se të dy vendet synojnë të jenë gati për veprim që javën e ardhshme.
Tensionet në rajon mbeten të larta, ndërsa deri tani nuk ka pasur reagime zyrtare nga autoritetet amerikane apo izraelite lidhur me raportimet për sulme të reja.
Western experts believe that the #US and #Israel can resume military strikes against #Iran in the coming days, if not hours. If that is true, it means that the US and Israel do not learn lessons from their past strategic mistakes.
— Mikhail Ulyanov (@Amb_Ulyanov) May 16, 2026