‘Zgjedhjet’ me 1 kandidat të 23 majit, PD nis në heshtje fushatën, Berisha përfaqësues të vetin në çdo Komision

Politikë

‘Zgjedhjet’ me 1 kandidat të 23 majit, PD nis në heshtje

Partia Demokratike ka nisur në heshtje fushatën për ‘zgjedhjet’ për kryetar të 23 majit, ku në garë është vetëm Sali Berisha.

Mediat kanë siguruar udhëzimin e PD-së, ku njoftohet se fushata për ‘zgjedhjet’ e 23 majit ka nisur nga 15 maji dhe do të përfundojë 24 orë para ditës së votimit.

Po ashtu bëhet e ditur se Berisha do të ketë përfaqësues të vetin në çdo Komision (Votimi dhe Numërimi), pavarësisht se është i vetmi në garë dhe nuk ka kush ia vjedh votat.

Sipas udhëzimit, anëtarët e Kryesisë dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike do të votojnë në qendrën që do të ngrihet në selinë qëndrore të PD-së. Procesi i votimit për kreun e ri të PD-së do të nisë në orën 08:00 dhe do të përfundojë në orën 18:00 të datës 23 maj.

Po ashtu parashikohet që procesi i numërimit të votave të nisë jo më vonë se 30 minuta pas mbylljes së procesit të votimit. Rezultati pas numërimit të votave duhet të bëhet publik brenda datës 24 maj.

ME TE LEXUARAT