Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës dhe benzinës, ja tarifat e reja

Aktualitet

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës dhe

Bordi i Transparencës në mbledhjen e datës 16 maj 2026, ka vendosur çmime të reja tavan për shitjen me pakicë dhe shumicë të karburanteve.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës (gazoil standard SSH EN 590) është përcaktuar jo më shumë se 202 lekë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.

Po ashtu, çmimi i shitjes me pakicë i benzinës është vendosur jo më shumë se 188 lekë/litër, ndërsa çmimi me shumicë jo më shumë se 176 lekë/litër.

Çmimet e reja hynë në fuqi në orën 13:00 të datës 16 maj dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës së Bordit, ku pritet të rishikohen në varësi të ndryshimeve të tregut.

Bordi ka tërhequr vëmendjen e të gjithë operatorëve të tregtimit të karburanteve për zbatimin strikt të vendimit, duke paralajmëruar se në rast shkeljesh do të merren masa, përfshirë edhe pezullimin e aktivitetit.

Institucionet përgjegjëse, përfshirë Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, kanë theksuar angazhimin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

Sipas sqarimit zyrtar, bazuar në Aktin Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, në rast se çmimi i naftës kalon 220 lekë/litër ose benzina 200 lekë/litër, aplikohet niveli 80% i akcizës. Me çmimet aktuale, ato mbeten nën këtë kufi dhe për rrjedhojë zbatohet niveli i plotë 100% i akcizës.

 

 

ME TE LEXUARAT