Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përfundon në kanal, asnjë person në vendngjarje

Aktualitet

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përfundon në kanal,

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë–Berat, pranë fshatit Kashtbardhë.

Një automjet tip “Peugeot” me targa bullgare ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor të aksit rrugor, duke shkaktuar dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, në vendngjarje nuk është gjetur asnjë person brenda apo pranë automjetit, ndërsa deri më tani nuk është paraqitur asnjë i lënduar në spital.

Autoritetet po vijojnë verifikimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT