“Rama i plagosur politikisht”, Berisha sulmon Ballukun: Lubia është kryeministrja në hije, tmerr për PS-në dhe deputetët

Politikë

“Rama i plagosur politikisht”, Berisha sulmon Ballukun: Lubia

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, sulmoi kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen Balluku, duke e cilësuar zëvendëskryeministren si “kryeministre në hije” të qeverisë.

Sipas Berishës, Balluku është kthyer në figurën kryesore vendimmarrëse në qeveri dhe në PS, ndërsa pretendoi se ajo po ushtron presion ndaj deputetëve dhe drejtuesve socialistë.

“Rama është i damkosur si asnjë lider tjetër në Europë. Politikisht është i plagosur për vdekje. Kryengritja e opozitës dhe jehona ndërkombëtare kanë luajtur rol në mbrojtjen e dinjitetit shqiptar. Opozita do të përballet dhëmbë për dhëmbë me regjimin e Ramës”, u shpreh ai.

Berisha deklaroi gjithashtu se, pavarësisht deklaratave të Ramës se “çështja Balluku është mbyllur”, opozita nuk do të ndalet.

“Ajo që po ndodh është se Balluku vepron si kryeministre në hije, duke shkuar çdo ditë në ministritë dhe agjencitë që drejtonte më parë për të ndikuar në vendimmarrje dhe për të ndryshuar dokumente. Është bërë tmerr për deputetët dhe drejtuesit e PS-së”, tha Berisha.

Në fund, lideri demokrat paralajmëroi vijimin e protestave kundër qeverisë, duke theksuar se opozita do të vazhdojë “kryengritjet paqësore deri në largimin e Ramës”.

ME TE LEXUARAT