Dënohen me 40 vite burg dy korrierët shqiptarë! Transportonin drogë nga Meksika në Mançester

Aktualitet

Dënohen me 40 vite burg dy korrierët shqiptarë! Transportonin

Katër anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, mes tyre edhe dy shqiptarë, janë dënuar për një skemë të sofistikuar të kontrabandës së kokainës përmes Aeroportit të Mançesterit, pas hetimeve të Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA).

Sipas autoriteteve britanike, Elton Hallaçi dhe Artur Iseberi, të dy shtetas shqiptarë, ishin pjesë e një rrjeti kriminal që merrej me marrjen e drogës nga valixhet e ardhura në aeroport dhe më pas shpërndarjen e saj në tregun e brendshëm.

Në një tjetër grup vepronin dy britanikët Dale Hosker dhe Dale Creen, të cilët kryenin të njëjtin aktivitet kriminal, duke bashkëpunuar në shpërndarjen e kokainës në zona të ndryshme të United Kingdom.

Hetimet zbuluan se lënda narkotike mbërrinte nga Kankun nëpërmjet korrierëve ndërkombëtarë, të cilët vepronin sipas udhëzimeve të një personi të njohur si “Nate”. Më pas, droga merrej nga anëtarët e rrjetit sapo mbërrinte në aeroport.

Në maj 2024, autoritetet sekuestruan dhjetëra kilogramë kokainë, ndërsa një tjetër ngarkesë prej rreth 300 kg u kap pak më vonë, me një vlerë miliona paund.

Gjatë operacionit u përdorën pamje nga kamerat e sigurisë, prova të gjetura në banesa, si dhe shënime të detajuara të shkruara në shqip që dokumentonin aktivitetin kriminal.

Gjykata britanike dha dënime të rënda për të pandehurit: Hallaçi u dënua me mbi 21 vite burg, Iseberi me 18 vite, ndërsa Creen me 11 vite burg. Për Hosker pritet të jepet vendimi përfundimtar.

Autoritetet e Atheksuan se trafiku i drogës mbetet një nga aktivitetet kriminale më të rrezikshme, me lidhje të drejtpërdrejta me dhunën dhe rrjetet ndërkombëtare të krimit të organizuar.

 

 

ME TE LEXUARAT