Vanesa eliminohet nga “Ferma VIP”, hyrja e Kostanës dhe Zhakut sjell dinamika e tensione në lojë

Showbiz

Vanesa eliminohet nga “Ferma VIP”, hyrja e Kostanës dhe Zhakut

“Ferma VIP 3”, solli në ekranin një tjetër natë të mbushur me emocione, përballje dhe surpriza.

Pas televotimit të hapur që prej spektaklit të së hënës, publiku vendosi fillimisht të shpëtonte Sarën, ndërsa më pas edhe Blerinën. Në fund të garës, mes Henrit dhe Vanesës, ishte kjo e fundit që u eliminua, duke ndërprerë rrugëtimin e saj në lojë.

Në qendër të vëmendjes mbetet finalja e madhe dhe çmimi i shumëpërfolur, ku vetëm pesë fermerë do të shkojnë në garën përfundimtare. Çmimi i madh është ulur nga 200 mijë euro në 139 mijë euro, ndërsa secili finalist tjetër do të përfitojë edhe nga 10 mijë euro shpërblim.

Një tjetër sfidë që ka rritur tensionin është “ari i finales”, ku në fermë janë fshehur tetë shufra ari me vlerë 5 mijë euro secila, duke e bërë garën edhe më strategjike.

Hyrja e Kostanës dhe Zhakut ka sjellë dinamika të reja në lojë, me debate dhe përplasje mes fermerëve. Pas shkeljes së rregullave, ato u ndëshkuan duke u izoluar në zonën e fakirit deri të hënën.

Ndërkohë, të dyja rezultuan edhe ndër më të votuarat nga pjesa tjetër e fermerëve, duke fituar imunitet për javën në vazhdim, ndërsa pjesa tjetër shkon automatikisht në televotim, përveç Indritit që mban rolin e kryefermerit.

Në fund të mbrëmjes, fermës iu bashkuan edhe dy hyrje të reja, Klevisa Gega dhe Sorgini, duke rritur edhe më shumë tensionin, aleancat dhe strategjitë brenda lojës.

“Ferma VIP 3” vijon të mbetet një nga temat më të diskutuara në rrjetet sociale dhe në publik, ndërsa episodet mund të ndiqen çdo ditë në Tring dhe përmbledhjet në Vizion Plus.

 

 

ME TE LEXUARAT