U kthye në SPIUNE e Iranit, FBI ofron shumën marramendëse për ish-specialisten e inteligjencës amerikane!

Bota

U kthye në SPIUNE e Iranit, FBI ofron shumën marramendëse

Byroja Federale e Hetimit në Shtetet e Bashkuara bën me dije se ofron një shpërblim prej 200 mijë dollarësh për informacione që mund të çojnë në arrestimin e ish-specialistes së inteligjencës ushtarake amerikane, Monica Witt, e akuzuar për spiunazh në favor të Iranit.

Sipas autoriteteve amerikane, Monica Witt besohet se është larguar drejt Iranit në vitin 2013 dhe vazhdon të mbështesë aktivitetet e shërbimeve iraniane.

Hetuesit amerikanë u kanë bërë thirrje qytetarëve të japin çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e saj.

Monica Witt ka shërbyer më parë si oficere kundërzbulimi në Forcat Ajrore amerikane dhe ka kryer misione në Lindjen e Mesme gjatë viteve 2003-2008.

Në vitin 2019, Departamenti amerikan i Drejtësisë e akuzoi atë se kishte zbuluar informacione tepër sekrete të inteligjencës amerikane, përfshirë identitetin e një agjenti amerikan, duke rrezikuar sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Sipas aktakuzës, ajo ka bashkëpunuar me zyrtarë iranianë për dorëzimin e dokumenteve dhe informacioneve të mbrojtjes amerikane, ndërsa pas largimit në Iran dyshohet se ka marrë strehim dhe pajisje nga autoritetet iraniane për të vijuar aktivitetin e saj. Në të njëjtën çështje janë akuzuar edhe katër shtetas iranianë për ndërhyrje kompjuterike dhe vjedhje identiteti.

ME TE LEXUARAT