“Mos harroni, nesër të gjithë para parlamentit”, i riu në protestë: Do diskutojnë Paketën e Maleve, duan…

Një i ri, në protestën e 53-të, bëri thirrje për pjesëmarrje masive, në protestën e nesërme që do të mbahet njëkohësisht me seancën parlamentare.
“Jam këtu për t’iu rikujtuar protestën nesër që nis në orën 8:30. Bashkimi tek Sheshi Skënderbej dhe më pas marshim drejt parlamentit. Parlamenti po e ndjen të keqen dhe me ato ligje, po nxitojnë që të copëtojnë Shqipërinë.
Nesër do diskutojnë Paketën e Maleve, ta dini mirë që puna nuk është aq e rëndësishme sesa është ndalimi i copëtimit të Shqipërisë. Sot këtë 5 mijë lekësh ma dha komshiu, të cilit i ndërroi jetë djali. Më dha bli vezë dhe mos të shpëtojnë kollaj.
Ai nuk mund të vijë, por disa si puna ime nuk kanë justifikim. Veza akt dhune? Ju kujtoj rastin e Xhevit Qafës, që në vitin 2018 u arrestua pasi nuk kishte lek për drita”, tha ai.


