Moti sot, diell në të gjithë vendin, sa arrijnë temperaturat

Aktualitet

Moti sot, diell në të gjithë vendin, sa arrijnë temperaturat

Sipas Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, me përjashtim të vranësirave të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare herë pas here pritet të arrijë deri në 16 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 2–3 ballë.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 18°C në Tiranë, Durrës, Sarandë, Vlorë dhe Elbasan, ndërsa minimalet do të zbresin deri në 0°C në Peshkopi dhe Bajram Curri.

ME TE LEXUARAT