Temperatura jashtëzakonisht të larta në Francë në mes të dimrit ! Merkuri i afrohet 30 gradëve

Bota

Temperatura jashtëzakonisht të larta në Francë në mes

Temperatura rekord për sezonin u regjistruan në Francën jugperëndimore, me merkurin që tejkaloi 25°C dhe iu afrua 30°C sot; moti ngjante më shumë me majin.

Në Orthez, pranë Pirenejve, termometri tregoi 28.3°C. Kjo është temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në shkurt në këtë stacion meteorologjik, të përuruar në vitin 1994. Rekordi i mëparshëm në zonë ishte 27.1°C, i vendosur në shkurt 2020.

Në Biarritz, u regjistrua një temperaturë maksimale prej 27°C (14 gradë mbi normën sezonale), në Pau 26°C, në Mont-de-Marsan 25°C dhe në Tuluzë 22°C.

Në Francën jugperëndimore, temperaturat, tashmë të larta për këtë kohë të vitit, u rritën më tej dhe ngjajnë me ato të... majit, sipas shërbimit kombëtar meteorologjik (Météo France).

Ekspertët theksojnë se temperaturat jashtëzakonisht të larta gjatë dimrit po bëhen një fenomen gjithnjë e më i shpeshtë për shkak të ndryshimeve klimatike./Lami i Fundit

ME TE LEXUARAT