Tragjike në Tiranë, shoferi përplas për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Lajmifundit
/
24 Shkurt 2026, 13:23
Aktualitet

Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një shtetas të mitur rreth 7 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
Si pasojë, i mituri ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


