Moti sot - Vapa vijon, por moti sjell surpriza! Ja çfarë pritet të ndodhë këtë të shtunë

Aktualitet

Moti sot - Vapa vijon, por moti sjell surpriza! Ja çfarë pritet

Ditën e shtunë, vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.

Moti parashikohet i kthjellët, me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare përgjatë relieveve malore të vendit, kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites.

Reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët priten përgjatë relieveve malore të vendit nga mesdita deri në orët e pasdites. Në relievet e larta malore, kryesisht në veri dhe në lindje, reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave, por për periudha tepër të shkurtra.

Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit, me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s, ndërsa herë pas here, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1–3 ballë.

ME TE LEXUARAT