“Na dhemb shpirti”/ Emigrantët nga Anglia e Italia i bashkohen protestës: Ikëm për një copë bukë,këta na....

Aktualitet

“Na dhemb shpirti”/ Emigrantët nga Anglia e Italia i bashkohen

Ditën e sotme mbahet protesta e 13 kundër kryeministrit Edi Rama. Një protestë që ka bërë bashkë mbarë shqiptarët kudo që janë në botë. Një shqiptar, i cili jeton në Angli i është bashkuar kësaj proteste.

Thirrja e tij, është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa i bën thirrje shqiptarëve që të mos dorëzohen deri në largimin e Ramës.

Një tjetër shqiptar , tregon se ka ardhur nga Italia dhe i është bashkuar kësaj protestë për të rrëzuar qeverinë Rama.

“Janë mbyllur 600 komuna, në fshatra situata është e vështirë. I kanë shkatërruar… Kanë ikur në Itali, Gjermani për një copë bukë. Fshatrat e Shqipërisë janë boshatisur komplet. Më dhemb shpirti”, tha ai.

ME TE LEXUARAT