Arrestime VIP për Zvërnecin, dalin emrat, SPAK prangos Orest Sotën, në kërkim Ilir Shtufi, Artur Shehu e Edmond Jaupi

Një operacion i gjerë i zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka çuar në ekzekutimin e disa masave të sigurisë ndaj personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale.
News 24 raportoi se në kuadër të aksionit është arrestuar biznesmeni Orest Sota, ndërsa masat e sigurisë “arrest me burg” për biznesmenët Artur Shehu dhe Ilir Shtufi nuk janë ekzekutuar, pasi ata rezultojnë jashtë territorit të Shqipërisë.
Në kërkim është shpallur edhe Edmond Jaupi.
EMRAT:
Orest Sota, në pranga
Në kërkim janë:
Ilir Shtufi,
Artur Shehu,
Edmond Jaupi
Orges Birçaj.
Aksioni është ende në zhvillim, ndërsa pritet që autoritetet të publikojnë më shumë detaje mbi numrin e personave të përfshirë, masat e ekzekutuara dhe rezultatet e operacionit.
Sipas të dhënave paraprake, personat nën hetim dyshohen për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të produkteve të veprës penale në shuma të konsiderueshme, veprimtari që dyshohet se janë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Hetimet kanë marrë shtysë edhe nga komunikimet e zbardhura në platformën e enkriptuar Sky ECC, ku sipas burimeve hetimore janë evidentuar biseda që lidhen me trafikun e drogës dhe qarkullimin e parave të pista.
Operacioni vijon ende, ndërsa pritet që SPAK dhe Policia e Shtetit të japin detaje të mëtejshme mbi personat e përfshirë, akuzat konkrete dhe rezultatet e plota të aksionit.


