Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, seanca plenare në Kuvend nis me një minutë heshtje
Lajmifundit
/
7 Maj 2026, 10:23
Aktualitet

Kuvendi ka mbajtur sot një minutë heshtje në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë.
Deputetët nderuan figurën e tij, ndërsa kryetari I Kuvendit, Niko Peleshi vlerësoi kontributin e gjatë të Pëllumbit në jetën akademike dhe politike në vend. Deputetët të majtë e të djathtë u ngritën në këmbë në nderim të Servet Pëllumbin.
Servet Pëllumbi ka qenë një nga figurat e njohura të politikës shqiptare, duke mbajtur edhe postin e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë gjatë karrierës së tij publike.


