“Nuk pranon asgjë nga unë! Dashuria mbaroi”/ Monika Kryemadhi për gjendjen e Ilir Metës: Qeset e syve i ka nga…

Aktualitet

 

“Nuk pranon asgjë nga unë! Dashuria mbaroi”/ Monika

Monika Kryemadhi ishte e ftuar sot në “Shqipëria Live”, ku ka folur në lidhje me shfaqjen e fundit të ish-bashkëshortit Ilir Meta dhe gjendjen e tij.  Ajo tha se Meta është në një gjendje shëndetësore perfektë, si fizike ashtu edhe emocionale dhe psikologjike. Ajo tha se raporti mes tyre është mbyllur, pasi dashuria e ilir Metës për të ka mbaruar.

“Nuk ishte hera e parë që e shikoja Ilirin. Gjendja fizike dhe emocionale e tij është perfektë. Është shumë i kthjellët dhe është Iliri i 10 viteve më parë. Është snajper psikologjikisht. Rrathët e syve i ka nga leximi, nga lodhja, i ndodh dhe vajzës sime. Posturën e ka të një 30-vjeçari, shiko qëndrimin dhe duket që ka bërë palestër. Është ushqyer shëndetshëm. Kostumin ia kanë çuar numrin 56, pra është i madh, duhet të ishte 53 ose 54.

Ai nuk pranon asgjë nga unë. Ka mbaruar dashuria. Unë nuk e kam shitur. Marrëdhënia jonë u gjend në një gjendje vulnerable. I thanë ka të dashur por doli që ishte vetë ai. I thanë të ka shitur, por doli e kundërta. I thanë të kanë shitur bashkëpunëtorët por as kjo nuk ishte e vërtetë. E vërteta është se i është injektuar dezinformacion për ta çorientuar dhe për ta thyer besueshmërinë me njerëzit e tij të afërt.

Ai është babai i fëmijëve të mi dhe nuk e kam thënë që nuk e kam dashur. Respekti im për të është i pa limituar. Toleranca e tij, logjika dhe strategjia e tij më kanë ndihmuar. Dashuria e tij ndaj meje ka mbaruar prandaj nuk mund të quhet dashuri reale,. E njoh dhe e di që kjo marrëdhënie ka mbaruar. Unë nuk e kam cënuar respektin ndaj tij dhe në momentin që ai ndihet i fyer, okay, kaq ishte mbaroi.”- tha ajo.

ME TE LEXUARAT