Goditen tre pika këmbimi valutor pa licencë, nën hetim tre pronarë, sekuestrohen dhjetëra mijëra euro

Goditen tre subjekte që kryenin këmbim valutor pa licencë në Tiranë.
Tre pronarët janë vënë nën hetim, ndërsa janë sekuestruar 45 mijë euro, 7 mijë dollarë, 3 mijë paund dhe 1 mln e 500 mijë lekë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në vijim të kontrolleve të kryera në zbatim të planit të posaçëm të masave “Për goditjen e aktiviteteve të paligjshme”, evidentuan 3 raste të tjera të këmbimit të valutave, nga subjekte të palicencuara për këtë aktivitet.
Për këto raste u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 3 pronarët e subjekteve në rrugët “Abdyl Frasheri”, “Sokrat Miho” dhe “Sulejman Delvina”, shtetasit O. L., 31 vjeç, E. P., 35 vjeçe dhe M. D., 40 vjeç.
Kontrollet dhe verifikimet ndaj shtetasve dhe në subjekte, vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.


