"Burrat me botoks nuk e mbajnë burgun"/ Noka-Salianjit: Po sulmon Berishën dhe PD-në, asnjë fjalë kundër Ramës

Politikë

"Burrat me botoks nuk e mbajnë burgun"/ Noka-Salianjit: Po sulmon

Flamur Noka ka reaguar pas deklaratave të ish-deputetit Ervin Salianji, i cili një ditë më parë tha se lëvizja e tij  në 5 muaj kishte “tronditur sistemin e kalbur dhe ringjallur shpresën”.

Noka akuzon Salianjin se ka kaluar muaj të tërë duke sulmuar opozitën dhe liderin e saj, ndërsa nuk ka artikuluar asnjë kritikë ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Ka 5 muaj nga mëngjesi në darkë që vetëm bën opozitarin e opozitës duke sulmuar Berishën dhe PD-në. Asnjë gërmë kundër Padronit Rama, ndërsa tani del e thotë se tronditi sistemin”, shprehet Noka.

Ai shton se veprimet e Salianjit nuk kanë sjellë tronditje të sistemit, por përkundrazi i kanë shërbyer atij. “E tronditi duke i shërbyer. Nuk e mbajnë dot burgun burat me botoks e fillera”, vijoi Noka.

Postimi i Flamur Nokës: 

Ka 5 muaj nga mëngjesi në darkë që vetëm bën opozitarin e opozitës duke sulmuar Berishën dhe #PD. Asnjë gërmë e jo fjalë kundër Padronit Rama, ndërsa tani del e thotë se tronditi sistemin.  E tronditi duke i shërbyer.

Nuk e mbajnë dot burgun burat me botoks e fillera.

ME TE LEXUARAT