Do ta lije Gimbon për famën? Selin Bollati befason me përgjigjen

E ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio me Salsano Rrapin dhe Elona Duron, fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, Selin Bollati, ka folur për herë të parë pas përfundimit të spektaklit dhe shpalljes së saj si fituese.
Në një intervistë, ajo rrëfeu emocionet pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, duke theksuar se fitorja i ka sjellë një ndryshim të madh në jetën personale dhe profesionale.
Ka folur gjithashtu për presionin e publikut dhe për mënyrën se si e ka përjetuar famën e menjëhershme.
Gjatë rrëfimit, u ndal edhe te rrugëtimi i saj brenda spektaklit, duke kujtuar momentet e pasigurisë në fillim, krijimin e aleancave si dhe sfidat emocionale që e kanë formësuar gjatë garës.
E pyetur për jetën personale dhe raportin me Gimbon, Selin u shpreh se nuk e sheh famën si pengesë në marrëdhënien e tyre.
“A do e lije famën për Gimbon apo Gimbon për famën?”, ajo u përgjigj: “Në këtë pikë që jam tani jam e lumtur sepse fama nuk më ka penguar të jem me Gimbon”.
Ndërkohë për dashurinë e saj, ajo tha: “Dashuria ime për Gimbon është, nuk është nga 1 te 10, ose është ose nuk është, kështu që është”.


