Ndryshimet në qeveri, Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave, takohet me Begajn

Aktualitet

Ndryshimet në qeveri, Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave,

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, aty ku do të takohet me presidnetin Bajram Begaj.

Rama do i dorëzojë Begajt ndryshimet e fundit që ka bërë në kabinetinq everitar.

Presidenti më pas ka në dispozicion 7 ditë kohë për të shqyrtuar dhe dekretuar ndryshimet e propozuara nga kreu i qeverisë.

Pas dekretimit nga Presidenti, ndryshimet në kabinetin qeveritar do t’i kalojnë për miratim Kuvendit të Shqipërisë, ku pritet të votohen nga deputetët në seancë plenare.

Më 26 shkurt kryeministri Edi Rama propozoi ndryshime në kabinetin qeveritar.

Në postin e zv.kryeminsitres u emërua Albana Koçiu, e cila zëvendëson në këtë pozicion Belinda Ballukun.

Ferit Hoxha, ish-ambasadori i Shqipërisë në BE, ka zënë vendin e Elisa Spiropalit, duke u emëruar Ministër i Punëve të Jashtme.

Besfort Lamallari u largua si ministër Drejtësisë dhe mori postin e Minsitrit të Brendshëm, ndërsa Toni Gogu u emërua  në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

Erjona Ismaili u emërua ministre për Marrdhëniet me Parlamentin.

Ndërkohë që Ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, post i mbajtur deri më tani nga Belinda Balluku u emërua Enea Karakaçi.

Edhe Ministria e Mbrojtjes ka pësuar ndryshim. Pirro Vengu u largua nga detyra e ministrit, duke u emëruar në vend të tij Ermal Nufi. 

ME TE LEXUARAT