Ndryshon ligji, Guvernatori i BSH-së arrestohet vetëm me leje të Kushtetueses! Ndalohet kontrolli personal e i banesës

Guvernatori dhe zëvendësguvernatorët e Bankës së Shqipërisë mund të përfitojnë mbrojtje të posaçme nga arrestimi dhe kontrollet, nëse miratohet projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë, i cili ndodhet aktualisht në konsultim publik.
Drafti parashikon që drejtuesit e bankës qendrore nuk mund të arrestohen, të privohen nga liria, apo t’i nënshtrohen kontrollit personal ose të banesës pa autorizimin paraprak të Gjykatës Kushtetuese.
Përjashtim nga ky rregull bëjnë vetëm rastet kur guvernatori ose zëvendësguvernatorët kapen në flagrancë ose gjatë ndjekjes së menjëhershme pas kryerjes së një vepre penale.
Sipas nenit 72 të projektligjit, në rast se organi i akuzës kërkon vendosjen e masës së arrestit ose kontrollin e banesës, prokurori duhet t’i drejtohet menjëherë Gjykatës Kushtetuese për autorizim.