Nis gjykimi për Rexhë Byberin, kryebashkiaku i Tropojës akuzohet për shpërdorim detyre
Lajmifundit
/
2 Mars 2026, 14:42
Aktualitet

Nis gjykimi për kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi.
I vënë nën akuzë për shpërdorim detyre së bashku me numrin dy të tij, Abedin Kërrnaja, ata kërkuan gjykim të zakonshëm nga gjykata, e cila e pranoi kërkesën e tyre.
SPAK, i përfaqësuar nga prokurori, Elvin Gokaj e akuzon kryebashkiakun për shpërdorim detyre në bashkëpunim për ndërtimin e disa rrugëve në zonë.
Sipas Prokurorisë së Posaçme projektet e miratuara nga Këshilli Bashkiak për hapjen e rrugëve, janë në shkelje të ligjit, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 277 milionë lekësh.


