Nuk kthehet nga leja, kishte lënë një letër të vëllait, i dënuari arratiset nga burgu i Reçit (EMRI)

Një i dënuar që vuante dënimin në Burgun e Reçit është larguar dhe më pas nuk është kthyer në institucion pas përfundimit të lejes.
Bëhet fjalë për Petrit Ndocin, i dënuar për vjedhje me dhunë dhe armëmbajtje.
Mësohet se Ndoci duhej të kthehej në burg ditën e sotme, rreth orës 12:30, por nuk është paraqitur në institucion.
Ndërkohë, vëllai i tij ka deklaruar se Ndoci kishte lënë një letër përpara se të largohej.
“Po largohem, ju dua shumë…”, mësohet se ka shkruar Ndoci ne leter. Petrit Ndocit i kishin mbetur edhe dy vite burg.
Pas moskthimit të të dënuarit nga leja, autoritetet kanë nisur procedurat për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa vijojnë verifikimet për të zbardhur rrethanat e largimit.


