Pamjet nga vendngjarja/ DETAJE nga aksidenti që i mori jetën gazetarit Enrik Mehmeti: Makina u përmbys dhe...

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Zvërnecit, ku humbi jetën gazetari 40-vjeçar Enrik Mehmeti.
Raportohet se gazetari ka qenë duke kryer manovra, ose drift, me një makinë sportive, por në një moment mjeti është përmbysur. Gjatë përmbysjes, trarët e makinës e kanë goditur në gjoks, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Menjëherë pas aksidentit, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.


