Përplasen dy automjete në Gjirokastër-Tepelenë, plagosen tre persona

Aktualitet

Përplasen dy automjete në Gjirokastër-Tepelenë, plagosen tre

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në rrugën nacionale Gjirokastër–Tepelenë.

Nga përplasja e dy automjeteve kanë mbetur të plagosur tre persona.

Sipas informacionit të marrë, personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ata janë transportuar në spital. ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.

 

 

ME TE LEXUARAT