“Zgjedhje të fituara me mashtrim”, Berisha shpërthen: Rama po përdor mandatet e vjedhura si mburojë të krimit

Kreu i PD-së Sali Berisha ishte sot me demokratët e degës 7 në Tiranë për foltoren e radhës. Berisha në fjalën e tij akuzoi Ramën për fasrën elektorale që zhvilloi në maj 2025.
Më tej Berisha theksoi se mandatet e fituara me farsë, po përdoren si mburojë e krimit, plaçkitjeve të bëra gjithë këto vite dhe për një grusht shteti.
Berisha: Në këto vite të opozitës sonë të vështirë, të opozitës në kushtet e një shtypje reale, ka ndodhur që me mekanizmin e shndërrimit të krimit në votë dhe votës në krim, mashtrimit në votë dhe votës në mashtrim të vjedhjes dhe plaçkitjes së votës suaj, sot kemi ardhur në një kohë të papërsëritshme. E cila duhet të themi nuk ka ekzistuar që nga viti 90 e deri sot.
Pasi shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale, mandatet përdoren si mburojë e krimit, e plaçkitjeve si faktor për një grusht shteti më të keq, se ai që bëri Razim Alia në shkurt 91. Një njeri i cili duke përdorur fuqinë ekzekutive, duke shkelur çdo ligj dhe normë, i ka shndërruar në farsë elektorale. Nga 2017 e këtej.
Ju, ne kemi fituar në 2021. E them me bindjen më absolute. Por ai i rrëmbeu zgjedhjet.


