Përplasi aktorin e humorit te vijat e bardha, arrestohet shoferi në Shkodër

Aktualitet

Përplasi aktorin e humorit te vijat e bardha, arrestohet shoferi në

Një ditë pas aksidentit që la të plagosur humoristin e njohur shkodran Nexho Shabani, ndërsa ai po kalonte me biçikletë në vijat e bardha, uniformat blu kanë njoftuar se kanë vënë në pranga drejtuesin e mjetit që e përplasi atë.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

-N. Xh., 74 vjeç, banues në Shkodër, pasi mbrëmë, në rrugën ‘Qemal Draçini’, duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçikletën me të cilën po lëvizte shtetasi N. Sh., 74 vjeç. Si pasojë është dëmtuar shtetasi N. Sh., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës, rreth orës 20:05, ku automjeti me drejtues shtetasin me inicialet N. Xh. përplasi humoristin e njohur shkodran, i cili lëvizte me biçikletë dhe po kalonte në vijat e bardha.

Pas aksidentit, Shabani është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Shkodër, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po merr trajtimin e nevojshëm.

ME TE LEXUARAT