Atentati ku u plagos 30-vjeçari në Lezhë, zbulohet emri i personit që dyshohet se ishte shënjestra, nip i Ardian Nikulajt

Aktualitet

Atentati ku u plagos 30-vjeçari në Lezhë, zbulohet emri i

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me atentatin e një natë më parë në Lezhë, ku nga breshëria e plumbave mbeti i plagosur Sokol Daci 30 vjeç, pronar i një berberhane.

Raportohet se nga hetimet e deritanishme rezulton se 30-vjeçari nuk është shënjestër e sulmit, ndërsa në berberhane ndodheshin edhe 4 persona të tjerë, ndër ta edhe Merando Nikulaj, nipi i Ardian Nikulajt, i cili dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit.

Deri në këto momente Nikulaj nuk është shoqëruar dot, për t’u marrë në pyetje, ndërsa policia po ushtron kontrolle në disa biznese dhe banesa, për ta shoqëruar dhe marrë në pyetje.

Ka dyshime të forta që 21-vjeçari Merando Nikulaj mund të jetë plagosur, për shkak se teksa largohej ai shfaqet në kamerat e sigurisë duke ecur me vështirësi.

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT

Ishte prilli 2023 ku Ardian Nikulaj po qëndronte ulur brenda lokalit të tij, kur portugezi, Ruben Saraiva me skafandër dyshohet se hyri dhe qëlloi disa herë me pistoletë, duke e lënë të vdekur në vend.

Atentati ku u plagos 30-vjeçari në Lezhë, zbulohet emri i

Për kryerjen e kësaj vrasje urdherues dyshohet se eshte Edmond Haxhia, i cili ne bashkepunim me shtetasit e huaj, për ditë me radhë vëzhguan Nikulajn në hotel për të kronometruar momentin e ekzekutimit.

Pas ngjarjes, një pjesë e vrasësve u larguan nga Rinasi dhe të tjerë në rrugë tokësore në Greqi, por shumë shpejt u arrestuan një e nga një.

ME TE LEXUARAT