Seanca për Veliajn/ Gjyqtarja tërhiqet për vendimmarrje nëse kalon çështja për gjykim

Mbyllet shqyrtimi paraprak i çështjes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Raportohet se gjyqtarja Etleva Deda është tërhequr për vendimmarrje, nëse kalon për gjykim apo jo.
Për shkak të kërkesës për përjashtim të saj, u shty pas afatit 5 ditorë që t’i jepet kohe Veliajt ta depozitojë formalisht kërkesën. Seanca e radhës do të jetë në 9 shkurt.
Pas kërkesës së Veliajt, i cili një ditë më parë kërkoi largimin e Valentina Teodoreskut nga mbrojtja, në seancën paraprake, avokatja falas nga shteti tha se “nuk i kishte dalë koha ta takonte Veliajn dhe se ajo ka fuqi ligjore për ta mbrojtur”.
Madje, Teodoresku kujtoi se për gati një orë e kishte pritur taksinë.
Seanca paraprake u zhvillua me dyer të mbyllura, ku i pranishëm ishte edhe Veliaj që kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese.


